Shilpa shastra

Shilpa Shastra
portik tempullor
karpentieri në një tempull xhain
Skulpturë indiane në M.M. of N.Y.C.
argjendari e shek të I p.e.s.
Shilpa shastrat, tekste të lashta indiane që përshkruajnë dizenjimin dhe parimet e një game të gjerë artesh dhe zejesh.[1]

Shilpa shastra (sanskritisht: शिल्प शास्त्र śilpa śāstra) fjalë për fjalë do të thotë Shkenca e Śilpas (arteve dhe zejeve).[1][2] Është një term i lashtë ombrellë për shumë tekste hindu që përshkruajnë artet, zejet dhe rregullat, parimet dhe standardet e dizenjimit të tyre. Në kontekstin e projektimit të tempujve, Shilpa shastrat ishin manuale për skulpturat dhe ikonografinë hindu, që përshkruanin mes gjërave të tjera, proporcionet e një figure skulpturore, kompozimin, parimet, domethënien, ashtu si dhe rregullat e arkitekturës.[3] Në këta tekste listohen tradicionalisht gjashtëdhjetë e katër teknika për arte ose zeje të tilla, herë herë të quajtura bāhya-kalā ("artet e jashtme ose praktike"), duke përfshirë karpentierinë, arkitekturën, argjendarinë, nallbanërinë, aktrimin, kërcimin, muzikën, mjekësinë, poezinë etj.., përkrahë gjashtëdhjetë e katër abhyantara-kalā ose "arteve sekrete" që përfshijnë kryesisht "artet erotike" si puthjet, përqafimet, etj. (Monier-Williams s.v. śilpa). Ndërsa Shilpa dhe Vaastu shastrat janë të lidhura, Shilpa Shastrat kanë të bëjnë me artet dhe zejet si modelimi i statujave, ikonave, relieveve në gurë, pikturave, karpentierisë, poçarisë, argjendarisë, ngjyrosjes, tekstileve etj.[4][5] Vastu shastrat kanë të bëjnë me arkitekturën – ndërtimi i shtëpive, fortesave, tempujve, pallateve, planifikimin e fshatrave dhe qyteteve etj.

  1. ^ a b Stella Kramrisch: Traditions of the Indian Craftsman; 1958, The Journal of American Folklore, Vol. 71, Nr. 281, Traditional India: Structure and Change (korrik - shtator 1958), fq.. 224-30
  2. ^ A. Sinha: Design of Settlements in the Vaastu Shastras; 1998, Journal of Cultural Geography, 17(2), fq. 27-41
  3. ^ Për Śilpa Śāstras si baza për standardet ikonografike të shihet: Thomas J. Hopkins: The Hindu Religious Tradition; 1971, Belmont, Kaliforni: Dickenson Publishing Company, fq. 113.
  4. ^ R. N. Misra: Silpis in Ancient India: Beyond their Ascribed Locus in Ancient Society; 2011, Social Scientist, Vol. 39, Nr. 7/8, fq. 43-54
  5. ^ M. Chandra: Costumes, Textiles, Cosmetics an Coiffures in Ancient and Medieval India; 1973, Delhi, oclc 251930242

© MMXXIII Rich X Search. We shall prevail. All rights reserved. Rich X Search